Një 42-vjeçar ka kallëzuar në polici se një person ka qëlluar me armë zjarri drejt tij, teksa ishte duke lëvizur me automjet. Kallëzimi është bërë nga 42-vjeçari Rudolf Zefi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko”, në kryeqytet, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “ABCNews”, në vendin e ngjarjes është vendosur perimetri i sigurisë.
Policia gjithashtu ndodhet në zonë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al/