Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

schedule07:00 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 07:00 - 10 Dhjetor, 2023

DASHI

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt gjërat kanë për të ndryshuar për mirë. Nëse keni një lidhje mos hidhni hapa të nxituara edhe pse mund t’iu pëlqejnë disa propozime të partnerit. Mundohuni që të mos lini pas dore as familjarët që do kenë nevojë sepse dashuria në çift nuk është gjithçka në jetë. Ju beqarët do e kërkoni kudo dashurinë, por as sot nuk do e gjeni. Në punë ka disa gjëra që ju nuk mund t’i toleroni dot. Bëjeni të ditur shqetësimin tuaj tek personat përkatës dhe të jeni të sigurt që ata do ju kuptojnë. Financat mbajini nën kontroll sepse çdo gabim i vogël do ju kushtojë shtrenjtë.

DEMI

Gjatë ditës së sotme do jeni shumë të butë dhe të gatshëm për t’ua plotësuar dëshirat atyre që i doni aq shumë. Nëse keni një lidhje do jeni në kërkim të paqes dhe qetësisë absolute. Personat e afër do ju ndihmojnë më çfarë të munden që marrëdhënia me partnerin të ecë sa më mirë. Edhe ju beqarët do kërkoni vetëm qetësi dhe nuk do kërkojnë angazhime. Sipas tyre ka kohë për çdo gjë dhe sot thjesht nuk është momenti për të hedhur hapa. Në punë nuk do ketë asgjë jashtë të zakonshmes. Vazhdoni projektin që keni nisur. Sipas Horoskopit Vip, financat menaxhojini sipas nevojave që keni dhe mos kryeni absolutisht shpenzime të nxituara. Po menduat për të ardhmen ajo do jetë më e ndriçuar.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do pëlqeni intensitetin dhe nuk do preferoni të keni një jetë tërësisht të qetë. Do guxoni për gjëra të reja dhe do ja dilni mbanë. Nëse keni një lidhje qëndroni me këmbë në tokë, bëni ndonjë gjë interesante, por mos besoni verbërisht tek ai që keni në krah në mënyrë që mos zhgënjeheni më pas. Nëse jeni beqarë dhe doni të krijoni një lidhje të re mos u nxitoni, njihuni më mirë me ata që do takoni dhe pastaj hidhni hapa. Në punë do keni disa pengesa të vogla, të cilat do i zgjidhni shpejt. Ju keni aftësi të rregulloni çdo problem që ju del përpara. Sektori i financave do jetë si zakonisht, por pas mesditës do filloni një projekt të ri që mund ta përmirësoje ato jashtëzakonisht. Bëni durim.

GAFORRJA

Sot do ëndërroni një ditë intensive dhe me risi, por nuk do keni shumë kohë të lirë. Gjithsesi disa zgjedhje duhen bërë patjetër. Nëse keni një lidhje ka mundësi të realizoni disa projekte që keni menduar me partnerin tuaj, të cilat do e ndryshojnë rrënjësisht jetën tuaj. Edhe ju beqarët do keni shumë fat në dashuri dhe duhet ta shfrytëzoni ditën sa më shumë. Në punë planet për të ardhmen mund të kenë mundësi të mira realizimi. Me ndihmën e kolegëve mund të konkretizohet ndonjë prej tyre dhe gëzimi do ju pushtojë shpirtin. Gjendja e financave nuk do jete e keqe. Tashmë keni mësuar nga gabimet dhe do dini si të veproni në çdo moment.

LUANI

Sot duhet ta lini veten më të lirë dhe mund të përfitoni për të provuar gjëra të reja. Do merrni edhe një pamje tjetër e të tjerët do ju adhurojnë më shumë. Ju të dashuruarve do ju pëlqejë më tepër të përjetoni momente kënaqësie sesa të vendosni stabilitet në lidhjen tuaj. Kjo nuk është ide fort e mirë, por jeni ju që do vendosni. Ju beqarët do njiheni me dikë interesant dhe që do iu shtojë rrahjet e zemrës. Sido që të jetë mos u nxitoni për të marrë një vendim të rëndësishëm. Në punë do keni plot gjëra për të bërë dhe do ja dilni mbanë, por askush nuk do ju përgëzojë. Mos u mërzitni dhe shihni vetëm përpara. Plutoni do ju ndihmojë të keni shumë sukses në planin financiar. Për një herë të vetme mos ngurroni të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik.

VIRGJËRESHA

Marsi do ju bëjë më energjikë, por në disa momente thellë brenda vetes do keni dyshime për veten. Nëse keni një lidhje partneri mund t’iu bëjë një propozim të papritur. Mendojini mirë gjërat para se të jepni përgjigje. Për ju beqarët nuk do ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Vizita e një familjari që se keni parë prej kohësh do ju kthejë në të shkuarën dhe do ju japë shpresë për të realizuar disa nga ëndrrat tuaja. Në punë mendojini mirë rreziqet nëse do ju duhet të merrni një vendim. Pranoni edhe këshilla, por prapë bëni si dini vetë. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë mos kini fare merak sepse familjarët do ju mbështesin fort. Në mbrëmje do jeni më të qetë.

PESHORJA

Hëna dhe Urani do ju bëjnë dinamikë dhe shumë të sigurt në vetvete. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë për asnjë moment sepse përherë do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje do bëni gjëra të veçanta për partnerin dhe ai do ndihet mirë. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni. Merrni kohën e duhur për të reflektuar mbi të ardhmen e jetës suaj. Sipas Horoskopit Vip, në punë do keni shumë energji. Merruni fillimisht me ato që janë më të rëndësishme e më pas me të tjerët Me financat nuk do dini si të silleni dhe shpesh keni për të bërë gabime të pafalshme. Po nuk e shtrënguat rripin tani që është momenti më vonë do e keni më të vështirë.

AKREPI

Sot do keni më shumë dëshirë për t’u kujdesur për veten dhe do jeni të kujdesshëm me detajet e vogla të jetës. Nëse keni një lidhje do jeni më të gatshëm për të analizuar çdo gjë që ju ka ndodhur deri më sot dhe do vendosni disa pika mbi “i”. Ju beqarët do keni shumë aspirata dhe nuk do ju bien në sy personat që do iu joshin. Vetëm dijeni që e nesërmja ka për të qenë më e vështirë. Në punë do jeni shumë analitikë dhe do dini si të hidhni çdo lloj hapi. Nuk do bëni gabime dhe gjërat do ju ecën mirë. Buxheti do jetë goxha më i mirë, por ju duhet të jeni të kujdesshëm me çdo hap.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të sjellshëm dhe bujarë çka do ju ndihmojë të zgjidhni edhe problemet që ju kishin dalë në fusha të ndryshme. Nëse jeni në një lidhje do kaloni çaste të mrekullueshme dhe gjithë kjo falë komunikimit të mirë që keni me partnerin. Ju beqarët më në fund do e kuptoni se sa shumë do ju ndihmojë sharmi që keni për të tërhequr personat e duhur. Do hidhni hapat e para drejt një histori të bukur dashurie. Në pune do bëni gjithçka që keni në dorë për të arritur synimet tuaja. Mundohuni të punoni edhe në grup dhe do e shihni që do keni sukses. Për çështjet financiare do jeni të shqetësuar dhe në fakt me të drejtë. Ato nuk do jenë të mira, por duhen shmangu edhe lojërat e fatit.

BRICJAPI

Nën ndikimin e madh të Mërkurit sot do doni që gjithçka t’iu ecë sipas planeve. Mungesa e korrektësisë nuk ju pëlqen aspak dhe mund t’iu ngrejë nervat. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale do iu ecë shumë mirë. Do jeni të rrethuar nga bashkëpunimi dhe sensualiteti. Gabimi I vetëm që nuk duhet të bëni është të kërkoni pafundësisht gjëra nga ai që keni në krah. Ju beqarëve do iu dalë dikush para syve dhe do iu propozojë papritur. Mendohuni mirë para se të thoni jo sepse ai mund të jetë personi i duhur. Në punë do arrini rezultate të shkëlqyera, sidomos nëse do e lini pas frikën nga ndryshimet dhe do modernizoni metodat tuaja të punës. Financat do jenë shumë të dobëta.

UJORI

Sot duhet të mësoni t’i kontrolloni emocionet tuaja dhe të dini të ruani një komunikim sa më të ngrohtë me të gjithë ata që ju rrethojnë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ëmbël dhe të zjarrtë njëkohësisht. Duket se asgjë nuk do ju ndalë ta dashuroni sa më shumë partnerin dhe do kaloni momente të bukura me të. Ju beqarët do bëni edhe çmenduri të vogla vetëm për të gjetur personin ideal. Pritet një ditë me hare. Në pune do jeni më të hapur. Planetët do iu ndihmojnë në jetën profesionale madje edhe nëse jeni të papunë. Financat nuk do jenë të kënaqshme. Keni harxhuar shumë para kohët e fundit vetëm për t’i bërë qejfin vetes. Ndryshoni strategji sa pa qenë vonë.

PESHQIT

Nëse nuk doni të keni probleme serioze më mirë mbylleni gojën sot dhe lërini të tjerët të flasin. Dëgjoni mirë, reflkektoni dhe mendohuni çfarë do thoni më pas. Nëse keni një lidhje është më mirë të qëndroni pak larg partnerit për të shmangur debatet e konfliktet. Telefonojuni miqve dhe dilni me ta për të humbur mendjen. Nëse jeni beqarë dhe po kërkonit një takim me dikë interesant sot kjo do të ndodhë. Përgatituni shpirtërisht. Në pune gjithçka do shkojë si duhet. Për ekonomistet dhe tregtarët do jetë dite me shumë fat. Një udhëtim i shkurtër mund t’iu ndihmojë edhe në realizimin e një projekti. Për sa iu përket financave do mund të përfitoni nga një trashëgimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!