Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari në një intervistë në “Balkan Update” foli për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ku nuk përjashtoi mundësinë një zgjedhjen e një kryeministri shqiptar.
Gjatë kësaj interviste Dehari theksoi se po punohet për të përzgjedhur një personalitet që të përfaqësojë denjësisht jo vetëm shqiptarët, por edhe vendin për të cilin do të zgjidhet për të qeverisur.
Ndërsa vetë ai u shpreh se do të preferonte që të ishte një emër nga radhët e ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
“Është një marrëveshje për kryeministër shqiptar, kjo për herë të parë. Po bëhet përzgjedhja e një personaliteti që të na përfaqësojë denjësisht. Unë uroj të jetë një nga ish-oficerët e UÇK, letë jetë edhe Talati, tani është një personalitet i njohur, por zgjedhja ime do të ishte nga radhët e Ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/