Dimër i acartë në Siberi, temperaturat arrijnë në minus 58 gradë celcius

schedule12:31 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 12:31 - 5 Dhjetor, 2023

Moti Arktik ka përfshirë një pjesë të Rusisë, me temperaturat që kanë shënuar në minus 58 gradë Celsius. Pamjet me dron tregojnë qytetin Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 km në lindje të Moskës, të mbuluar nga retë e ngrira dhe mjegulla.

“Unë erdha posaçërisht këtu në Yakutsk për të përjetuar një mot të tillë, kështu që unë jam me fat,” tha Danila, mjekra, kapelja dhe shalli i të cilit ishin të mbuluara me akull.

Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që ndodhet në pjesën verilindore të Siberisë, shënuan minus 55 gjatë natës. Në Oymyakon, një vendbanim në Sakha, temperatura ishte minus 58 C të martën.

Në tregun në Yakutsk, peshqit shiteshin të ngrirë dhe të paketuar në dhjetëra kuti. Nuk kishte nevojë për frigorifer. Shitëset ishin të mbuluar me kapele të mëdha prej leshi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!