Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu po rezulton të jetë, me të dyja skuadrat, në përballjen Manchester City-Tottenham, që kanë arritur të shënojnë nga një gol në vetëm 3 minuta lojë, duke kënaqur tifozët e pranishëm në “Etihad”.
Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin “londinezët” e Tottenham, të cilë morën avantazhin, pas një kundërsulmi të rrufeshëm të koreano-jugorit, Heung-Min Son, që në minutën e 6′-të dhe vetëm 3 minuta më vonë, po koreano-jugoi çon sërish topin në rrjetë, por kësaj here në rrjetën e tij, duke barazuar gjithçka. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Goli i Heung Min Son, 0-1:
Autogoli i Heung-Min Son, 1-1: