Në orën 17:30, në mitikun “Etihad”, “Qytetarët” e Manchester City do të presin “londinezët” e Tottenham, në të përballjen më të rëndësishme, të javës së 14-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Pep Guardiola i ka rreshtuar “Qytetarët” e tij, me formulën 3-2-4-1-, ku në portë është vendosur si zakonisht braziliani Ederson, e para tij Gvardiol, Ruben Dias e Kyle Ëalker. Më të tërhequr në mesfushë janë Akanji e Rodri, ndërsa Doku, Bernardo Silva, Julian Alvarez e Phil Foden janë pozicionuar në fushë pas “bomberit” të vetëm, norvegjezit, Erling Haaland.
Në krahun tjetër, tekniku Ange Postecoglou i ka rreshtuar të tijët me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur italiani Vicario. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Pedro Porro e Udogie, ndërsa në qendër janë pozicionuar Emerson Royal e Davies. Para mbrojtjes janë vendosur Yves Bissouma e Lo Celso, ndërsa Johnson, Gil e Dejan Kulusevski ndodhen në fushë pas kapitenit, Heung-Min Son. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: