Një 29-vjeçar dhe dy bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar për t’i marrë një shumë parash një shtetasi, me anë të mashtrimit.
Sipas policisë, i riu, duke u prezantuar si përfaqësues i një personi publik, ka tentuar t’i marrë shumën prej 50 mijë eurosh një personi tjetër.
Grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet, ndërsa është sekuestruar dhe një celular.