NBA/ Fitojnë favoritët, Philadelphia dhe Denver tregojnë forcën, bien Lakers dhe Clippers

schedule13:56 - 28 Nëntor, 2023

schedule 13:56 - 28 Nëntor, 2023

Mbrëmje spektakli dhe konfirmimesh në NBA. Mbi të gjithë Philadelphia dhe Joel Embiid zyrtarizojnë formën e shkëlqyer në këtë sezon të basketbollit amerikan, me një tjetër fitore të madhe.

Sixers triumfuan me 44 pikë diferencë ndaj Los Angeles Lakers në rezultatin e përgjithshëm 139-94. Embiid bëri një paraqitje fantastike të kurorëzuar me tre shifra dopjo 30 pikë, 11 topa në tabelë dhe po aq asist për shokët e skuadrës.

Ashtu si rezultati, nën nisvel ishte ndeshja e yjeve të Lakers, LeBron James dhe Anthony Davis. Vetëm 18 pikë për “The King” dhe 17 të tjera për qëndrën, që gjithashtu kapi edhe 11 topa në tabelë.

Me këtë fitore, Philadelphia konsolidon vendin e dytë në renditjen e Konferencës së Lindjes, ndërsa Lakers renditen në tetët në Perëndim.

Një mbrëmje të keqe jetoi edhe gjysma tjetër e Los Angeles, pasi Clippers u mundën nga Denver me rezultatin 104-113.

Pa Jokic të dëmtuar, rolin e liderit për kampionët në fuqi të NBA e mori Reggie Jackson, autor I dy shifrave dopjo me 35 pikë dhe 13 asist. Nga ana tjetër, për Clippers nuk mjaftoi paraqitja e Kawhi Leonard me 31 pikë dhe ajo e Rusell Westbrook sidomos në mbrojtje me 11 topa të kapur në tabelë.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, fitore të rëndësishme siguruan Utah Jazz, Washington dhe Portland. /i.m /abcnews.al