Gjest i “ëmbël” nga “vikingu” i Manchester City, Haaland nuk harron tifozët e ekipit të fëmijërisë

schedule17:36 - 23 Nëntor, 2023

schedule 17:36 - 23 Nëntor, 2023

Erling Haaland ka paguar 13 mijë paund për biletat e trenit të 200 tifozëve që mbështesin ish-klubin e tij norvegjez, Bryne, ndërsa ata do të marrin pjesë në “play off” për herë të parë që nga viti 2006, të shtunën e ardhshme.

 

Bryne është ekipi i fëmijërisë së “vikingut”, të Manchester City, përpara se norvegjezi të bënte debutimin e tij si profesionist në ekipin e parë në vitin 2015, nga ku më pas u transferua te Molde në 2017 para se të nënshkruante për Red Bull Salzburg, Borussia Dortmund e në fund “qytetarët” e City.

“Ylli” norvegjez ka shprehur dëshirën që tifozët e Bryne të udhëtojnë në Kristiansand, për ndeshjen e skuadrës së tyre në “play off” kundër skuadrës së Start, pasi ish-klubi i tij siguroi vendin e fundit kualifikues në ligën kategorinë e dytë të futbollit norvegjez. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!