Ndryshimi i menjëherëshëm i temperatuarave ka shtuar pacientët në qendrat shëndetësore në Tiranë. Dominuese janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes që shkojnë deri në bronkite. Ata që po preken janë kryesisht fëmijë nga mosha një deri në shtatë vjec të cilët po shfaqin temperaturë të lartë që zgjat dhe më shumë se katër ditë.
“Në këtë moment po dominojnë infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, tonsilitet që shoqërohen me temp 39- 39 e gjysmë për 3- 4 ditë ose më shumë infeksionet e rrugëve të poshtme respiratore, nisën menjëherë më ndryshimin e temperaturës, kemi ftohje të zakonshme ose nazofaringite dhe bronkite plot raste”
Infeksioni përhapet shpejt ndërsa shenjat sipas pediatërve mund të shfaqen nga 24 deri në 72 orë. Mjekët i bëjnë thirrje prindërve të mos i vetëmjekojnë fëmijët, por të kërkojnë ndihmën e tyre.
“Nga momenti marrjes së një virusi deri ne shfaqen e klinikes shkojnë nga 24 deri në 72 orë. Fillmisht klinika është e vrullshme, nis me një temperaturë 39 – 40. Kjo është ajo që i tremb prindërit megjithatë unë do ti këshillojë që kjo temperaturë fëmija nuk duhet të mbahet në banesë, por duhet të ccohet tek një mjek. Infeksioni i njërit mund të kalojë shumë lehtë te tjetri qoftë viral apo bakterial se sicc e dimë fëmijët sado ti porosisim mos lozni me lodrat e njëri –tjetrit përsëri do të lozin e do të prekin”
Bashkë me apelin drejtuar prindërve për të mos i dërguar fëmijët në ccerdhe dhe kopshte mjekët kanë një mesazh dhe për punëdhënësin.
” Prindërve nuk iu paguhet raporti, nuk e duan, ky është problemi qe ne kemi, megjithëse ne i themi mos i cco fëmijët në kopshte, ccerdhe dhe shkollë ato do ti ccojnë se nuk kanë ku ta lene”
Shmangia e vendeve me shumë njerëz dhe shtimi i higjenës personale do të mund të evitonte përhapjen e virozave në qarkullim.