Një operacion është zhvilluar këtë të hënë në Tiranë, aksion ky i realizuar nga SPAK.
Gazetari Ermal Vija tha për “ABC” se ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani është arrestuar. Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për djalin e tij.
Nga ky operacion përveç Breçanit janë dhënë edhe 11 urdhëra arreste.
/abcnews.al/