Një grup kriminal që vepronte në Shkodër dhe Vaun e Dejës është goditur nga policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Polinomi”.
Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar 3 persona, Gerisjan Duli, Rasim Gorrila dhe Fatjon Jubani, teksa 2 të tjerë, Kledis Dibra dhe Amarildo Ndoj u shpallën në kërkim.
Dy prej të arrestuarve, Gerisjan Duli dhe Rasim Gorrila janë ushtarë në Repartin e Këmbësorëve në Vaun e Dejës.
Të 5 këta persona janëautorë të dyshuar të djegies së 4 automjeteve, 4 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës dhe 2 vjedhjeve në banesa në Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur nga këta shtetas, për të shkuar në vendngjarjet./abcnews.al