Një ngarkesë e madhe me drogë që vinte nga Shqipëria është kapur në Igumenicë. Sipas mediave fqinje, në një fuoristradë “Volvo” janë sekuestruar rreth 75 kg marijuanë. Mjeti është ndaluar rastësisht nga Qarkullimi Rrugor i Igumenicës për kontroll dokumentacioni. Për shkak të dyshimeve, mjetit i është ushtruar kontroll i brendshëm përmes qenit “Lussy”. Në vende të improvizuara enkas në bazën e gazit dhe poshtë sediljeve te pasagjerit dhe shoferit, janë gjetur dhe sekuestruar 79 pako me 74 kg 886 gram marijuanë. Sakaq, është arrestuar drejtuesi, shtetas grek.
Prej fillimi të vitit policia greke ka sekuestruar rreth 1.3 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria./abcnews.al
/abcnews.al