Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksioni i Rrugores për motomjetet në Tiranë/ Procedohen 19 persona, sekuestrohen 19 mjete elektrike

schedule12:54 - 9 Gusht, 2026

schedule 12:54 - 9 Gusht, 2026

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve të motomjeteve elektrike, pas shqetësimeve të shumta për manovrat e rrezikshme dhe shkeljet që cenojnë sigurinë rrugore.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në dy ditët e fundit, janë konstatuar 19 shtetas që drejtonin motomjete elektrike pa lejen përkatëse të drejtimit. Për të gjithë ka nisur procedimi penal për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa motomjetet janë sekuestruar.

Në kuadër të kontrolleve janë vendosur gjithsej 530 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.



Nga këto, 371 masa janë vendosur për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 76 për qarkullim në korsitë e dedikuara për biçikleta dhe në hapësirat për këmbësorë, ndërsa 28 masa për kryerjen e manovrave të rrezikshme dhe mosrregullimin e shpejtësisë në qendrat e banuara.

Policia ka vendosur gjithashtu 21 masa për shkaktim zhurmash përmes sistemit të shkarkimit të gazrave, 18 masa për motomjete pa shenja dalluese ose targa, 10 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe 6 masa për drejtim pa leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës njofton se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!