FIFA vazhdon të mbrojë presidentin e saj Gianni Infantino. Pas akuzave të fundit në media dhe kundërshtimit të tre konferederatave të rëndësishme si ajo europiane, UEFA, ajo Amerikës Veriore, CONMEBOL, dhe aziatike CAF, qeveria botërore e futbollit ka dalë me një tjetër deklaratë zyrtare.
“Duke iu referuar deklaratave të fundit nga CONMEBOL dhe CAF, si dhe diskutimeve me shoqatat anëtare dhe konfederatat në mbarë botën, FIFA nuk do të mbështesë, lehtësojë apo tolerojë asnjë proces lidhur me zgjedhjen e Presidentit që bie ndesh me Statutin, procedurat demokratike dhe kuadrin e vendosur të qeverisjes. Presidenti i FIFA-s u zgjodh në mënyrë demokratike nga shoqatat anëtare të FIFA-s dhe vazhdon të shërbejë me mandatin e tyre”, lexohet thuhet në deklaratën lidhur me polemikat rreth qeverisjes së Gianni Infantinos dhe zgjedhjeve të ardhshme brenda organit drejtues të futbollit botëror.
Sipas FIFA, presidenti i saj “po përballet me një përpjekje e koordinuar dhe e vazhdueshme nga disa palë për të minuar institucionin”.
Ky është reagimi i radhës zyrtar, që I shtohet përpjekjeve të rritje të konfederatave që kërkojnë largimin e Gianni Infantino nga presidentenca .
UEFA konfirmoi pak ditë më parë vendimin e saj për të bojkotuar turnetë që do zhvillohen nën siglën e FIFA, ndërsa shumë federata, përfshirë edhe atë të Shqipërisë kanë zyrtarizuar tërheqjen nga mbështetja e tyre për rizgjedhjen e Infantino në zgjedhjet që do të zhvillohen marsin e ardhshëm.


