Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ka “humbur” Armando Broja/ Sulmuesi i Kombëtares, jashtë Burnley në sfidën e parë zyrtare

schedule13:30 - 9 Gusht, 2026

schedule 13:30 - 9 Gusht, 2026

Sezoni i ri, por histori e vjetër me Armando Brojën.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë ka humbur nga radarët e Bërnely, ndërsa sinjalet që vijnë nga Anglia nuk janë aspak pozitive.

Përkundrazi, ato paralajmërojnë një tjetër sezon të vështirë si ai i fundit, që u mbyll me pak minuta në fushë për futbollistin dhe rënien e skuadrës në një kategori më poshtë.



Bërnley luajti ndeshjen e parë zyrtare të sezonit në Kupën e Ligës Angleze, duke siguruar një kualifikim të vështirë kundër Notts Counti, vetëm pas goditjes së penalltive.

Por ajo që ra në sy, ishte fakti se Armando Broja nuk ishte grumbulluar për këtë ndeshje.

Trajneri i tij, Nicky Hayen nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë zgjedhje të tij, ndërsa nga klubi nuk ka asnjë njoftim për ndonjë dëmtim të mundshëm të futbollistit.

Kjo tregon se bëhetr fjalë vetëm për zgjedhje teknkike, që parashikon një tjetër sezon të vështirë për Armando Brojën.

Ashtu si edicionin e kaluar, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë duhet të luftojë shumë për të gjetur hapësira, ndërsa pas zërave periferikë mediatikë të ditëve të para të merkatos së verës, nuk ka asnjë interesim konkret për një transferim të mundshëm të lojtarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!