“Mos fol më, boll të kemi duruar”, Hakaj në duart e Lerdës

schedule10:12 - 14 Tetor, 2019

schedule 10:12 - 14 Tetor, 2019

Ka një çështje për t’u zgjidhur te Partizani. Dy ditë më parë pati një debat mes trajnerit Franco Lerda dhe mbrojtësit shkodran Esin Hakaj. Tonet ishin të larta dhe fjalori jo i duhuri. Sigurisht nuk do të mungojnë masat.

Geri Burba, Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit, ka deklaruar për Panorama Sport raporton se nëse do të ketë një dënim, atëherë do të vendoset brenda familjes. Kritika më e madhe shkon për atë që ka lejuar gazetarin që të ndjekë nga afër seancën stërvitore.

Pas asaj që ndodhi të shtunën, Hakaj me shumë mundësi do të gjobitet. Mund të ketë edhe një dënim tjetër, që shkodrani të stërvitet me ekipin B. Për këtë do vendosë trajneri Lerda, i cili duhet të shohë organikën e skuadrës para se të merret një dënim i tillë.

 

DEBATI I ZBARDHUR MES LERDËS DHE HAKAJT

 

Lerda: “Luaj më shpejt, vrapo, mos ec!”.
Hakaj: “Mos na çaj t*apin”.
Lerda: “Nuk prish punë, se e shohim te rroga, kur të marrësh gjobë”.
Hakaj: “Mos më fol më, mbylle gojën, se si shumë të kemi duruar”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!