Për shumë tifozë të futbollit në mënyrë të padiskutueshme, Pep Guardiola, Carlo Ancelotti apo Jose Mourinho mund të quhen trajnerët më të suksesshëm në botë, mirëpo përsa i përket arritjeve përgjatë këtij viti staistikat tregojnë diçka tjetër.
Në vendin e parë, si trajneri me më shumë fitore përsa i përket vitit 2023 është portugezi Luis Castro, i cili ka drejtuar 2 ekipe, fillimisht brazilianët e Botafogo e tashmë “gjigantët” arabë të Al-Nassr, teksa ka arritur të regjistrojë plot 46 fitre në 64 përballjet e zhvilluar, ndërsa pas tij vjen zvicerani i Al-Ahly, Marcelo Koller, me 40 fitore në 52 ndeshjes.
Përsa i përket, teknikut Pep Guardiola, spanjolli i Manchester City renditet në vendin e 3-të, me 40 fitore në 55 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa “strategu” italian, Carlo Ancelotti renditet në vendin e 8, me 36 fitore në 54 ndeshje.
Renditja e plotë:
1. Luis Castro (Botafogo dhe Al Nassr) – 46 fitore në 64 ndeshje
2. Marcelo Koller (Al Ahly) – 40 fitore në 52 ndeshje
3. Pep Guardiola (Man. City) – 40 fitore në 55 ndeshje
4. Abel Ferreira ( Palmeiras) – 39 fitore në 66 ndeshje
5. Enderson Moreira (Sport Recife) – 39 fitore në 66 ndeshje
6. Juan Pablo Vojvoda (Fortaleza) – 38 fitore në 72 ndeshje
7. Jorge Jesus (Fenerbahce dhe Al Hilal) – 37 fitore në 51 ndeshje
8. Carlo Ancelotti (Real Madrid) – 37 fitore në 54 ndeshje /i.m /abcnews.al