Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se “qeveria amerikane ka prova që sugjerojnë se kompanitë kineze mund të mbështesin Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke anashkaluar sanksionet perëndimore”.
Në këtë kontekst, zyrtarja i bëri thirrje Pekinit të marrë masa të rrepta.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar rrjedhën e materialeve që forcojnë Rusinë në zhvillimin e kësaj lufte barbare dhe të paligjshme,” tha ajo dhe paralajmëroi për sanksione kundër çdo kompanie që ndihmon ushtarakisht Moskën.
/abcnews.al