Broja sërish jashtë grupit, publikohen formacionet e sfidës Tottenham-Chelsea

schedule20:16 - 6 Nëntor, 2023

schedule 20:16 - 6 Nëntor, 2023

Në orën 21:00, në “Tottenham Stadium”, vendasit e Spurs do të presin “blutë” e Chelsea në përballjen e fundit të vlefshme për javën e 11 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim garantohet spektakël.

Përsa i përket formacionit, tekniku Ange Postecoglu i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është italiani Vicario. Në krahët e mbrojtjes janë Udogie e Porro, me qendrën që mbulohet nga Christian Romero e Van der Ven. Më të tërhequr në mesfushë janë Yves Bissouma e Sarr, me treshen Kulusevski-James Maddison-Johnson, që janë vendosur pas kapitenit koreano-jugor, Heung-Min Son.

Në krahun tjetër, ish-tekniku i Tottenham, tashmë i “bluve” të Chelsea, Mauricio Pochettino i ka rreshtuar “londinezët”, po me të njëjtën skemë, ku në portë është spanjolli Robert Sanchez. Në krahët e mbrojtjes janë Colwill e Reece James, ndërsa në qendër janë pozicionuar Thiago Silva e Disasi. Përpara mbrojtjes janë vendosur Enzo Fernandez e Moises Caicedo, ndërsa Raheem Sterling, Cole Palmer e Conor Gallagher janë vendosur prapa “bomberit” senegalez, Nicolas Jackson. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: