Zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit, dyshime se u shkaktua nga një shkëndijë

schedule12:36 - 6 Nëntor, 2023

schedule 12:36 - 6 Nëntor, 2023

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin që përfshiu paraditen e së hënës, një vend grumbullimi të skrapit në ish zonën e Metalurgjikut në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit./abcnews.al