Ortaku i dhëndrit të Berishës “kyç” gojën, nuk flet asnjë fjalë pas daljes nga SPAK

schedule11:22 - 6 Nëntor, 2023

schedule 11:22 - 6 Nëntor, 2023

Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeminsitrit Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) paraditen e së hënës, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Pasi qëndroi pak më shumë se 15 minuta, ai doli nga zyrat e SPAK, por nuk tha asnjë fjalë, teksa gazetarët i bënin pyetje. Në vend të përgjigjeve, Bektashi zgjodhi të heshte dhe të reagonte duke bërë mimika.

Për biznesmenin Bektashi, është vendosur masa e e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

“Zoti Bektashi, thjesht është shprehur se do të paraqitet në prokurori. Ndaj zotit Bektashi, njësoj si ndaj zotit Berisha është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori, të hënën e parë dhe të tretë të muajit, si dhe masën e bllokimit të pasaportës. Pa mbylljes së procedurave dhe paraqitjes përballë oficerit të policisë gjyqësore, zoti Bektashi, sërish do të largohet nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është një detyrim i gjyktaës, të cilin ai duket se e ka zbatuar”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Këtë të hënë, në SPAK do të duhej të paraqitej edhe ish kryeministri Sali Berisha, por ai ka refuzuar ta bëjë diçka të tillë./abcnews.al