Që prej sfidës ndaj Cadiz, sfidë e zhvilluar më 20 gusht dhe e fituar nga “katalanasit” e Barcelona, këta të fundit kanë vuajtur mungesën e “yllit” të tyre të mesfushës, Pedri, mungesë e cila u ndje jo pak edhe në “El Clasico”-n ndaj Real Madrid.
Mirëpo, duket se pritjet i ka ardhur fundit dhe Pedri pritet të rikthehet këtë fundjavë në fushën e blertë, në sfidën e vlefshme për javën e 12 të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ndaj “baskëve” të Real Sociedad.
Ndërkaq, kujtojmë se Pedri pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë, duke e detyruar kështu “yllin” 20-vjeçar të mesfushës të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave të blerta. /i.m /abcnews.al