Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aeroporti i Vlorës zyrtarisht shtetëror/ Hyn në fuqi prishja e marrëveshjes me koncesionarin problematik

schedule18:01 - 17 Shtator, 2026

schedule 18:01 - 17 Shtator, 2026

Zgjidhja e kontratës së konçesionit për ndërtimin dhe operimin  e Aeroportit të vlorës ka hyrë në fuqi.

Ministria e Infrastrukturës  ka sqaruar se Arbitrazhi i Emergjencës një mekanizëm  ndërkombëtar në Londër i cili shërben për të marrë masa të përkohshme ose urgjente përpara se të nisë procesi i plotë i arbitrazhit ka rrëzuar kërkesat e kompanisë koncesionare VIA   për pezullim të  vendimit  të shtetit shqiptar për prishjen e kontratës.

Vendimi përbën një fitore të rëndësishme për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Arbitri i Emergjencës ra dakord me MIE se as Kontrata, as provat e paraqitura  nga kompania e cila ka të drejtën e ndërtimit të aeroportit nuk ofronin bazë të mjaftueshme ligjore për ta bërë këtë.

Si rrjedhojë, zgjidhja e Kontratës së Koncesionit ka hyrë në fuqi.

Tashmë cështja pritet të kalojë menjëherë te tribunali i arbitrazhit për një zgjidhje përfundimtare të kontratës.

I vetmi lehtësim i dhënë për koncesionarin ishte fakti që Arbitri i Emergjencës urdhëroi MIE që, përkohësisht, të mos ushtrojë të drejta të caktuara që lindin pas zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit.

Masa afatshkurtër nuk cenon vlefshmërinë apo efektshmërinë e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit. Vendimi i mundëson MIE të përgatisë hapat e mëtejshëm që rrjedhin nga zgjidhja e Kontratës së Koncesionit, të cilët janë të nevojshëm për të mbrojtur interesin publik.

Ky vendim vjen pas pak më shumë se një muaj pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi procedurat për zgjidhjen e kontratës me koncesionarin, pas vonesave në përfundimin e projektit.

Kompania koncesionare VIA iu drejtua arbitrazhit të emergjencës, duke kërkuar ndër të tjera që vendimi për zgjidhjen e kontratës të pezullohej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!