Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

schedule18:25 - 17 Shtator, 2026

schedule 18:25 - 17 Shtator, 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur popullin pas verdiktit dënues të datës 16 shtator në Hagë.

Udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale, do të vazhdojë betejën gjyqësore, me apelimin e vendimit.

Këtë e ka bërë të ditur kryembrojtësi, Luka Mishetiç, në një deklarim të parë pas aktgjykimit të Speciales, ku e përcolli edhe mirënjohjen e Thaçit dhe thirrjen e tij ndaj qytetarëve të Kosovës për qetësi.

“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe nga mbështetësit ndërkombëtarë, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, thuhet në postimin e Mishetiç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!