Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria e Kosova, bashkë për ish-krerët e UÇK”/ Basha: Lobim e ndjekje ligjore. Vendimi, një turp që do ngelet në histori

schedule18:29 - 17 Shtator, 2026

schedule 18:29 - 17 Shtator, 2026

Gjykata Speciale në Hagë, ditën e djeshme, shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte. Eksperti i sigurisë Faik Basha e cilësoi këtë vendim si një turp historik të marrë pa prova e fakte, pasi sipas tij udhëheqësit e UÇK-së vetëm mbrojtën popullin nga gjenocidi serb.

Ai i bëri thirrje Shqipërisë dhe Kosovës për një nismë të përbashkët me lobim të fuqishëm, financim dhe studio ligjore elite për të përmbysur vendimin gjatë muajit në vijim.

“Deklaratat në Kuvendin e Shqipërisë ishte një deklaratë që paraprin interesat tonë. Një shtet më i konsoliduar i Kosovës do të jetë më mirë për ndjekjen e procesit. Shqipëria dhe Kosova duhet të ndjekin një nismë të përbashkët për të gjetur studiot më të mira ligjore, është një muaj që mund të kthejmë gjithçka mbrapsht.

Gjithçka mund të ndryshojë nëse do të ketë një lobim shumë të madh dhe një ndjekje sa më të mirë ligjore, duhet financim. Është një turp që do të mbetet në histori, ajo nuk është Gjykatë e Kosovës. Nuk ka asnjë vendim në emër të shtetit të Kosovës. Jam krejtësisht i bindur duke ndjekur të gjitha etapat e këtij procesi dhe them se nuk ka prova dhe fakte.

Nuk ka asnjë dëshmitar, që të ketë provuar fajësinë e katër ish-udhëheqësve. Ligjet e luftës janë të qarta. Çdo njeri që del kundër vendimeve të popullit të vet, veprimet dhe dënimet janë të rënda. Ish-krerët e UÇK-së kanë dhënë gjithçka për mbrojtjen e vendit, të fëmijëve dhe pleqve, ndaj gjenocidit që po bëhej nga serbët në Kosovë. Ata nuk pop luftonin me Beogradin, por luftonin për të mbrojtur vendin e tyre”, tha eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!