Një ditë pas shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ne Hage , mbrojtja e Hashim Thaçit paralajmëron apelimin e vendimit, duke kundërshtuar si përfundimet e trupit gjykues, ashtu edhe mënyrën se si është zhvilluar procesi. Avokati i ish Presidentit te Kosoves qe e beri staturin ne Emer te Thacit Luka Misetic , shkruan ne X se Thaci mohon perfshirje ne Vrasje ndersa deklaron se gjate gjykimit jane bere gabime te renda proceduriale te cilat kane minuar te drejtat e ish krereve te UCK.
“Thaçi mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje. Avokatët e z. Thaçi do të apelojnë vendimin e djeshëm të gjyqit para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës duke pohuar gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që dëmtuan drejtësinë e procedurave. Gjatë gjithë gjyqit, Mbrojtja ngriti vazhdimisht shqetësime në lidhje me drejtësinë procedurale, duke përfshirë gamën e gjerë të pyetjeve të kryera drejtpërdrejt nga anëtarët e Panelit Gjykues në një mënyrë që nuk krijoi pamjen e paanshmërisë. Mbrojtja pohon se ndërhyrjet gjyqësore kaluan kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke kompromentuar pamjen e paanshmërisë së kërkuar sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.”
Në deklaratën e mbrojtjes, theksi vendoset veçanërisht tek një prej gjetjeve të bëra publike nga trupi gjykues lidhur me vrasjen e Behajdin Allaqit. Avokatët thonë se trupi gjykues deklaroi publikisht se Thaçi ishte i përfshirë në këtë vrasje, ndërsa çështja dhe provat përkatëse ishin mbajtur konfidenciale gjatë procesit.
Ne deklaraten e Thacit te publikuar nga Avokati I tij, Ish presidenti I Kosoves falenderon te gjithe Popullin Shqiptar per mbeshtjetjen ndersa I ben thirrje qytetareve te ruajne qetesine deri ne vendosjen e drejtesise ne vend.
“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai dhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe ndërkombëtarisht, dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së 16 shtatorit.”/abcnews.al

