Megatek, hipermarketi më i madh në Shqipëri dhe në Rajon sjell për herë të parë gamën më të madhe të produkteve Halloween. Janë me mijëra artikuj unikë të përzgjedhur nga koleksioni i industrisë amerikane të filmave Hollywood, më i madhi i llojit të vet.
Duket si një skenë filmi në Hollywood por është shumë më afër, në Megatek.
Janë vetëm disa nga mijëra artikuj unik që Hipermarketi më i madh në Shqipëri dhe në Rajon i sjell për herë të në vendin tonë.
Një gamë tërësisht e dedikuar për këtë festë të veçantë, secili nga artikujt është përzgjedhur nga koleksioni I industrisë Amerikane të filmave Hollywood, më i madhi i llojit të vet.
Një skenografi mahnitëse e ndërtuar në ambientet e Megatek që u jep mundësinë konsumatorëve të gjejnë gjithçka i duhet për të plotësuar ëndrrat e tyre dhe të fëmijëve, duke i shndërruar ambientet e shtëpisë apo biznesit në një skenë filmi Hollywood-ian.
Ky koleksion unik i shtohet gamës prej 62 mijë artikujve që Megatek ofron nën një çati me çmimet më të mira në treg. Surpriza nuk mbaron me kaq, sepse Megatek me rastin e hapjes së këtij sektori ka nisur fushatën e uljeve në çdo department.
Oferta të shumta për ata që duan të mobilojnë apo dekorojnë ambientet e tre. Ambazhure dhe lloje të ndryshme ndriçuesish me çmime nën kosto. Nuk mungojnë ofertat edhe në pajisjet hidrosanitare dhe parketet laminat dhe dru. Megatek nuk harron asnjëherë amvisat e kuzhinës të cilave I ka rezervuar ulje në shumë artikuj të domosdoshme për to.
Këto dhe shumë oferta të tjera nuk do të mungojnë në hipermaketin Megatek ku jo vetëm bëni blerje të zgjuara e të domosdoshme për shtëpitë e bizneset tuaja, por edhe realizoni një copëz ëndrre amerikane me dekorimin e ambienteve tuaj në ditën e shënjtorëve që në mbarë botën njihet si festa e Halloween./abcnews.al