Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut pas kaosit në seancën ku u miratua me 85 vota pro reforma territoriale.
Dy deputetët demokratë, gjatë momentit të votimit qëlluan me vezë e shishe uji në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Mazhoranca socialiste miratoi me 85 vota pro në parlament reformën e re territoriale.
Në një nga reformat më kritike të këtij mandati të katërt, PS tregoi unitetin e saj pa asnjë rrjedhje, ndonëse deri në momentin e fundit u desh ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama për të shuar rebelët brenda grupit.
Opozita, e cila në këtë votim nuk pati peshë apo vlerë, mbeti po aq e parëndësishme si brenda, ashtu edhe jashtë, me protestat e saj./abcnews.al


