Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushner: E vërteta ime për Zvërnecin/ Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit amerikan

schedule13:54 - 9 Tetor, 2026

schedule 13:54 - 9 Tetor, 2026

Analisti Frrok Çupi ka komentuar reagimin e Jared Kushner lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, Çupi theksoi se projekti nuk dëmton natyrën dhe se investimi parashikohet të arrijë në 4 miliardë euro.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të forconte praninë dhe ndikimin amerikan në Shqipëri. Analisti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve dhe mbështetjen e SHBA-së për investimet amerikane në vend.



“Është mirë që të shikojmë diçka përtej asaj që ka shkuar. Ajo është një tokë e cila është private dhe nuk është shtetërore. Është një investim shumë I mirë dhe që I shërben të ardhmes dhe nuk dëmton natyrën.

Të gjitha këto janë thënë. Problemi është që ne duhet të kuptojmë, që Kushner është një person shumë i rëndësishëm në administratën Trump. Kushner e ka të domosdoshme që të mbrojë Amerikën në raport me Shqipërinë. SHBA është një aleat i vendosur që në Shqipëri të ketë investime amerikane. Bëhet fjalë për një investim pre 4 miliardë euro.

Nuk duan që të lejojnë këtë investim. Sepse investimi amerikan do të thotë influencë amerikane dhe mbrojtje amerikane. Shqipëria ka aleatë të pakomprometueshëm. Janë raporte klasike, parimore dhe shtetërore. Kushner shpall edhe që raportet me shtetin shqiptar janë krejtësisht qelibar për krijuar raporte”, tha Kushner.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!