Kisha Katolike i bën thirrje politikës të mbrojë unitetin e familjes dhe të ruajë vlerat e shqiptarëve. Në një intervistë për ABC News, Arqipeshkvi i Metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo rrëfen arsyet që e detyruan të reagonte publikisht kundër letrës që 8 ministret e qeverisë Rama i dërguan Holandës për çeljen e negociata.
Sipas tij, të krishterët, por edhe myslimanët mbrojnë vlerat e familjes ndaj edhe janë kundër qëndrimeve mbështetëse që ministret e qeverisë kanë shprehur për Holandën për çështjen e abortit dhe martesave të të njëjtit seks.
Thirrjen për ruajtjen e vlerave njerëzore dhe unitetit të familjes vendosi ta bëjë publikisht. Me dëshirën që Shqipëria të vijojë rrugëtimin e saj europian për shkak të vlerave që mbart, Arqipeshkvi i Metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo nuk i fsheh dozat e pakënaqësisë ndaj letrës që 8 ministres e qeverisë Rama i dërguan qeverisë së Holandës.
Nuk ka pasur qëllim që të sulmojë qeverinë dhe ministret e saj, por politikës i kërkon të mbrojë vlerat e familjes.
Në 48 orët që pasuan reagimin e tij ka marrë mbështetje të forta. Për këdo që e ka sulmuar si të huaj, i kujton se shtetësinë e marrë nga Kreu i Shtetit.
Reagimin e tij e kishte të fortë, por dilemën vijon ta ketë ende të madhe./ABC News Albania 24/7