Një 24-vjeçar nga Kruja është vënë në pranga të policisë pasi shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave në kryeqytet.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi kanabisi e ndarë në dozë dhe ishte gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet është zbuluar se i arrestuari siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza dhe e shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Kombinatit.