Erdogan: Turqia do të blejë dy aeroplanmbajtëse spanjolle

schedule19:07 - 29 Tetor, 2023

schedule 19:07 - 29 Tetor, 2023

Turqia do të blejë dy aeroplanmbajtëse të reja spanjolle. Zgjatjen e një marrëveshje tjetër me Spanjën e bëri të ditur presidenti turk gjatë fjalimit të tij në 100-vjetorin e themelimit të shtetit turk.

Ai u shpreh besimplotë se në vijim do të rritet edhe numri i aeroplanmbajtësve në dispozicion të Turqisë. Rexhep Tayyip Erdogan tha se asnjë fuqi nuk do ta pengojë Turqinë të jetë e suksesshme dhe fitimtare.

“Ku ka një person të shtypur, viktimë e përndjekjes, Turqia është ajo që nxiton për ta ndihmuar, e merr për dore, e ngre lart dhe e ndihmon me problemet e tij. Këtë qëndrim e kemi treguar në të kaluarën në Kore, Qipro, Irak, Siri, Libi, Jemen, Irak, Siri, Libi, Jemen dhe së fundi në Karabak”, tha presidenti turk./abcnews.al/