Bombardimet intensive të forcave izraelite u përqendruan kryesisht në pjesën veriore të Gazës që është më afër vijës bregdetare. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një raketë goditi një ndërtesë banimi në Khan Younis duke e rrafshuar plotësisht atë.
Asnjë paralajmërim nuk ishte dhënë për banorët. Sipas mediave ndërkombëtare, 13 persona kanë janë vrarë.
Mëngjesin e sotëm, ka pasur një shkëmbim zjarri midis grupeve të armatosura palestineze dhe forcave izraelite pranë Khan Younis.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka lëshuar paralajmërime të reja për evakuimin e banorëve të Gazës veriore, duke u thënë atyre që të lëvizin në jug, duke shtuar se ata do të marrin ndihma humanitare, përfshirë ushqim dhe ilaçe.
/abcnews.al