Kulla e Inglizit ose siç njihet në Shkodër Sahati i Inglizit, monument kulture i kategorisë së parë, po shkon drejtë degradimit të plotë.
Dikur ky monument ndër më të veçantit në veri sot rrezikon të zhduket. Kati i dytë është thuajse i shkatërruar.
Shkak për këtë gjendje janë burokracitë ligjore në arritjen e marrveshjes për restaurim mes Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës dhe pronarëve.
Dikur kjo godinë kishte 28 pronarë ndërsa sot ka shumë më tepër. Dy prej tyre kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet nëse ato nuk mundin pronarët shprehin dëshirën të kontribuojnë vetë.
Kulla apo Sahati i Inglizit siç njihet gjerësisht është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle ndërtuar në çerekun e fundit të shek. XIX./abcnews.al