Pesëshja e madhe mbërrin në Kosovë/ Mediat kosovare: Sjell draft – statutin për Asociacionin

schedule10:34 - 21 Tetor, 2023

schedule 10:34 - 21 Tetor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka mirëpritur përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Kurti, një ditë më parë  tha se të shtunën do ta kuptojë kërkesën dhe atë që do të ofrojnë përfaqësuesit euro-amerikanë.

“Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin e shoqërinë. Për këtë ne punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë. Është jetike për Kosovën, për demokracinë, por do të thosha edhe për rajonin e Ballkanit në përgjithësi që atë të cilët nuk e kanë ditur ose kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar më në fund ta bëjnë këtë sepse nuk është Kosova ajo e cila duhet të këtë masa ndëshkuese por është Serbia ajo së cilës duhet t’i vendosen sanksione”, ka thënë Kurti.

Dhe sipas mediave kosovare, diçka e rëndësishme është ofruar nga pesëshja, e cila ka sjellë me vete  draft- statutin e Asociacionit, i cili mbështetet në Pakon e Ahtisaarit, që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.

Ndërsa Bashkimi Evropian ka njoftuar se vizita e pesëshes euro-amerikane me Kurtin në Prishtinë dhe Vuçiçin ne Beograd ka për qëllim progresin konkret në zbatimin e marrëveshjes dhe uljen e tensionimit të situatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!