Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë fjalës së tij për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit, u shpreh se opozita do të reagojë përderisa qeveria sillet sikur e ka Kuvendin pronën e vet.
Ai shton se është e drejtë Kushtetuese e opozitës për të ngritur hetimore, ndërsa mazhoranca i ka rrëzuar 3 kërkesa.
“Më shumë se 46 të opozitës kanë kërkuar jo vetëm komisionet hetimore, por në 3 seancat e kaluara PS, në momentin që kërkoi shtyerjen e komisionit të reformës zgjedhore, pranoi dhe premtoi që në seancën e radhës do të ndryshoheshin sipas vullnetit të opozitë.
PS nuk ka lidhje me ligjin, me mbajtjen e fjalës, me zbatimin e Kushtetutës të ligjit dhe të rregullores dhe jo vetë kaq, por në seancën që duhet ishte soleme për shkak të interesit kombëtar siç ishte seanca për kalimin ku ne imponuan kalimin e rezolutës për situatën në veri të Kosovës, PS vendosi ta përdhosë institucionin e parlamentit.
Qeveria nuk ka të drejtë rrëzojë komisionet hetimore, ajo është një e drejtë kushtetuese.
Në kushtet kur sillen sikur nuk kanë institucion, por sikur e kanë pronën e vet, do të ketë reagim.
Ka vjedhur një parti politike dhe po e mban në gjykatë nëpërmjet njerëzve që ka në kontroll” tha Salianji ndër të tjera.r.t/abcnews.al