“Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE janë shumë larg njëra-tjetrës”, Von Der Leyen: Duhen reforma për të ecur përpara

schedule12:28 - 16 Tetor, 2023

schedule 12:28 - 16 Tetor, 2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursul Von Der Leyen, ndër të tjera në fjalën e saj  gjatë hapjes së punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë tha se ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tregut të përbashkët të BE janë shumë larg njëra- tjetrës.

Ajo shtoi po ashtu se me planin e zgjerimit BE, do t’i japë një shtysë vendeve të Rajonit që të japin më të mirën dhe t’i afrohen vendeve anëtare të BE, sigurisht kjo nëpërmjet reformave.

Von Der Leyen theksoi se sa herë që unioni ka pasur zgjerim zhvillim ekonomik kanë pasur vendet që janë bërë anëtare, por edhe vetë unioni.

“Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimor dhe në tregun e BE janë shumë larg njëra – tjetrës. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë 35% të mesatares së BE dhe në vërtetë duhet të çlirojmë potencialen që ka Ballkani Perëndimor dhe ta sjellim më pranë mesatares tonë dhe kjo do të arrihet me planin e arritjes.

Por pjesa e dytë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, sepse sa herë kemi pasur zgjerim, jo vetëm për vendet që janë bërë anëtare të BE-se kanë pasur rritje të madhe ekonomike, por edhe vetë BE-se kas pasur rritje.

Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe këtë duhet ta krijojmë në fusha si lëvizja e e lirë e mallrave, energjia, apo pagesa pa parë në dorë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre Rajonal, kjo do të thotë që vendet e Ballkani Perëndimor t’i afrojnë qasje fqinjëve të tyre. Nëse ka bllokime, ti bllokon vetëm veten tënde, sepse vendet tjera ecin përpara.

Për të ecur përpara duhen reforma, dhe këto reforma do të shoqërohen nga financime nga BE.

Vetëm duke punuar së bashku mund ta sjellim Ballkanin Perëndimor në zemër të Evropës, aty ku i takon. Mos lini mundësitë, por kapeni momentin” tha Von Der Layen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!