Një 31-vjeçar në fshatin Mafsheq të Krujës, është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Outside”.
Ky shtetas, së bashku me një të mitur, 16 vjeç, i cili është proceduar, dhe me një 20-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim, kishin përshtatur një ambient për tharjen e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri, që u gjet e fshehur gjatë kontrollit të ambientit në afërsi të bimëve narkotike./abcnews.al