Sfidat e arsimit/ Tiranë, ekspertët e procesit të Bolonjës diskutime për përvojat

schedule15:53 - 10 Tetor, 2023

schedule 15:53 - 10 Tetor, 2023

Për herë të parë Shqipëria ka pritur në një takim ekspertë të arsimit nga vendet europiane që janë pjesë e procesit të Bolonjës. Ky takim mbahet në kuadër të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe synon shpërndarjen e njohurive dhe sfidat e përbashkëta të vendeve për arsimin.

“Për herë të parë ndodh në Shqipëri sepse Shqiperia mban bashkedrejtimin se bashku me Italinë dhe Rumaninë e kesaj taskforce. Për të diskutuar në lidhje me objektivat, sfidat e përbashkëta, si të rritet bashkepunimi, si të bëhet i njohur procesi i Bolonjës”.

Diskutimet mes ekspertëve të huaj cilësohen me rëndësi, ndërsa arsimi në Shqipëri ka ende sfida.

“Sida kryesore është cilësia dhe përgatitja e specialitësve për nevojat e tregut të punës. Ka një sërë objektivash të tjerash si dimensioni social, autonomia e universiteteve”.

Pjesë e procesit të Bolonjës janë 49 vende, Komisioni Europian, Këshilli i Europës dhe organizata të tjera. Të gjitha institucionet e arsimit të lartë të këtyre vendeve dhe ministritë e arsimit mblidhen së bashku për të vendosur objektiva të perbashketa. Shqipëria është pjesë e këtij procesi që prej vitit 2003./abcnews.al