Forcat e Mbrojtjes së Izraelit lajmëruan se po godasin objektivat e Hamasit në Gaza në përgjigje të sulmit të Gazës ndaj Izraelit.
Grupi militant i Hamasit lëshoi dhjetëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin. Kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë.
Sulmi i sotëm ishte më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, me mediat izraelite që raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit. /abcnews.al