Një 83-vjeçar është gjetur pa shenje jete këtë të martë, pas Njësisë Administrative Dajt në Tiranë.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al