Kreu i AAK-së, njëkohësisht kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj votoi këtë të diel. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe në një prononcim për mediat ftoi qytetarët që të votojnë.
“Edhe ne e shfrytëzuam të drejtën tonë. I lus krejt qytetarët e vendit pa marrë parasysh bien politike të votojnë. Vetëm me votë vendosin vetë. Është sukses për Kosovën një demokraci kaq e mirë. Çdo gjë ka shkuar mirë deri tani. Urime këto zgjedhje, urime të gjithëve. Jemi në proces të rëndësishëm për vendin. Besoj se të gjithë duhet të votojmë”, tha Haradinaj.
Votën e tij e hodhi edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në një prononcim të shkurtër për mediat ai tha: “Dëshiroj t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme, në të njëjtën i ftoj të votojnë për të drejtën e tyre për të mirën e tyre. Të jetë një motiv për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për një jetë më të mirë, për mirëqenie”.
/abcnews.al