Sulmi në veri të Kosovës, DASH: Vrasja e policit nuk mund të barazohet me atë të sulmuesve

schedule19:31 - 28 Shtator, 2023

schedule 19:31 - 28 Shtator, 2023

SHBA-të kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës Afrim Bunjaku, me vrasjen e sulmuesve serbë. Kështu deklaroi zëdhënësi i departamentit, Matheë Miller për Radio Evropa e Lirë kur u pyet se si i cilëson personat që sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller.

Policia u sulmua mëngjesin e 24 Shtatorit teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë. Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Shkëmbimi me armë zjarri me policinë vijoi pasi 30 sulmuesit u strehuan në manastirin e Banjskës.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë ndërsa 4 persona u arrestuan./abcnews.al