Situatë e qetë në veri të Kosovës, Isufi: Pelegrinët e ngujuar janë larguar në Beograd, gjenden dokumenta që implikojnë Radojçiç

schedule17:23 - 25 Shtator, 2023

schedule 17:23 - 25 Shtator, 2023

 

Gazetari, Vehnar Isufi në një lidhje direkte me edicionin “Newsline” nga Zveçan ka raportuar mbi situatën aktuale atje.

Ai raportoi se situata momentalisht atje është  e qetë dhe se policia e Kosovës kryen kontrolle periodike të automjeteve që tentojnë të hyjnë në fshatin Banjskës.

Isufi raportoi po ashtu se gjatë ditës së sotme është bëri i mundur largimi i pelegrinëve që kanë qenë të ngujuar në manastirin e “pushtuar” nga grupi terrorist.

Gazetari theksoi edhe faktin se gjatë kontrolleve të bërë nga policia e Kosovës, janë gjetur dokumenta që implikojnë të shumë kërkuarin nga drejtësia e Kosovës, Milan Radojçiç, madje dyshohet se ai mund të ketë qenë pjesë e grupit.

“Jam shumë afërf fshatit , ku gjendet manastiri. Situata është aktualisht e qetë. Policia e Kosovës është pranë rrugës që të shpie në fshatin Banjskë, ky është edhe manastiri ku ditën e djeshme një grup terrorist të cillët qëlluan me armë ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Shëndeti i dy policëve të tjerë të plagosur është përmirësuar dhe ata kanë lënë sot spitalin.

Ditën e sotme, policia ka gjetur edhe trupin e agresorit të 4 të vrarë, 6 janë arrestuar dhe 3 të plagosur.

Lajmi i fundit është se pelegrinët që kanë qenë brenda manastirit të ngujuar nga grupi  terrorist tashmë janë larguar dhe janë përcjellë nga forca të EULEX drejt Beogradit.

Policia po ashtu ditën e sotme ka raportuar se përpos arsenalit të armëve, është gjetur edhe një hartë, që tregonte se si do të funksiononte grupi. Po ashtu janë gjetur edhe dokumenta që përfshijnë Beogradin zyrtar dhe dokumenta me emrin e Milan Radojçiç, një personazh shumë  i kërkuar për drejtësinë e Kosovës, madje dyshohet se ai edhe mund të ketë qenë pjesë e grupit” tha gazetari./abcnews.al