E gjithë policia u ngrit në këmbë për rreth katër orë, pasditen e sotme. Pas 4 orësh, 13 vjeçarja që u raportua se ishte rrëmbyër, u gjet në një nga qendrat tregtare në Tiranë.
Policia njoftoi më herët se ishte informuar për një rrëmbim, ndërsa edhe në dëshmitë e dhëna në policinë e kryeqytetit, nga familjarët e vajzës ishte bërë me dije se, një person e kishte marrë forcërisht poshtë pallatit sapo kishte zbritur nga fugoni i shkollës.
Ngjarja sipas dëshmivë të familjarëve kishte ndodhur rreth orës 15. 30 sot në mesditë.
Por përmes një kjomunikimi me Drejtorinë e Policisë Kriminale në Tiranë u mësua se pas disa orësh kontrolli në të gjithë Tiranën, vajza është gjetur në një lokal në kryeqytet, pranë një qendre tregtare duke pirë një pije freskuese, me disa shokë e shoqe, duke hedhur kështu poshtë faktin se ishte një rrëmbim.
Pritet që vajza të merret në pyetje në prani të familjarëve dhe psikologes për të kuptuar se përse e ka bërë këtë veprim, si dhe kush ishte personi që njoftoi policinë./abcnews.al