Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet depoja që furnizonte dhunën/ Nga llastiqet te dronët: Ja si furnizoheshin maskat

schedule10:56 - 19 Tetor, 2026

schedule 10:56 - 19 Tetor, 2026

Policia e Tiranës ka zbuluar depon që furnizonte protestuesit e dhunshëm.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Infrastruktura”, policia gjeti depon me mbi 450 pajisje dhe artikuj, dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj të kontrabanduar.

Në pranga u vu 23 vjeçari Orges Male që posedonte pajisjet. Ai u kap  në rrugën“Tre Dëshmorët” duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe insitucionet.



Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën:

-239 dronë të madhësive të ndryshme;

-75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;

-44 celularë;

-17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;

-1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);

-3 palë syze me videoregjistrues;

-pajisje DVR;

-7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;

-1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;

-2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;

-12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Watch 10 Pro Max;

-8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.

Orges Male nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj.

Ai akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të parregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!