“BE kundër Kosovës”/ Ankohet Kurti: Borrell dhe Lajçak, me propozim të gatshëm

schedule11:01 - 18 Shtator, 2023

schedule 11:01 - 18 Shtator, 2023

Kryeministri i Kosovës deklaroi se në një letër ka informuar për situatën aktuale Uashingtonin, Berlinin, Parisin dhe Romën.

I pyetur nëse do të kërkojë zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut, Kurti u përgjigj:

“Zyrtari i lartë evropian nuk i jep llogari atij, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Unë besoj që ajo çfarë kemi thënë këto ditët e fundit, e në veçanti sot, është më se e mjaftueshme që të ketë llogaridhënie të atij, atje [në institucionet evropiane”

Ai hodhi poshtë deklaratat e Brukselit se ai ka refuzuar një plan për sekuencimin e Marrëveshjes Bazë, duke thënë se ai në takim kishte dorëzuar një plan të tij për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Kreu i qeverisë shtoi se kërkoi që BE-ja të tregonte nëse Serbia kishte dorëzuar një dokument për zbatimin e marrëveshjes. Sipas kryeministrit,  atij i është dorëzuar një dokumetnt që u ishte prezantuar krye negociatorëve me 19 korrik.

Pas takimit më 14 shtator, kryediplomati evropian dretjtoi gishtin nga albin kurti si pëergjegjës për dështimin e marrëveshjes. Sipas tij, Kurti nuk kishte pranuar propozimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!