Një 24-vjeçar, i dënuar në mungesë nga Gjykata e Vlorës me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, është arrestuar në Tiranë.
I riu u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në rrugën “Mine Peza”.
Ai ishte i shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për mbajtje pa leje të armëve të ftohta./abcnews.al