Vuçiç: Diskutim konstruktiv në Shkup, bisedimet në Bruksel me Kosovën të vështira

schedule16:11 - 12 Shtator, 2023

schedule 16:11 - 12 Shtator, 2023

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç këtë të martë ka dhënë detaje pas takimit të zhvilluar mes liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Shkup.

Vuçiç në një konferencë për gazetarët ka folur edhe në lidhje me takimin që pritet që të zhvillohet në Bruksel për Kosovën, ku ka theksuar se pret që këto të jenë takime të vështira.

Kjo nuk është se po flasim me Albin Kurtin, por sepse po flasim me përfaqësuesit e Brukselit, të cilët e dini se çfarëdo që të thonë ata gjithmonë do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera Vuçiç ka deklaruar se për çështjen e sanksioneve, Serbia vendos vetë si shtet sovran dhe se në këtë drejtim dallon nga Prishtina.

“Sa i përket sanksioneve, ne vetë vendosim për sanksionet si shtet sovran dhe në atë që dallojmë nga Prishtina, jo për çështjen e Rusisë, Ukrainës, nuk e di se çfarë, por për atë se kush është vend sovran dhe kush nuk është dhe nuk do të jetë kurrë”, tha Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!